E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinematografia shqiptareprezantohet në festivaline filmit në Torino

TORINO - Kinemaja shqiptare do të përfaqësohet me tre filma në edicioni i 9-të të Festivalit të Filmit “Piemonte Movie gLocal” që do të zhvillohet në qytetin Italian të Torinos në datat 3-9 mars, nën kujdesin dhe organizimin e Qendrës së Kulturës Shqiptare dhe Shoqata Vatra.

“Alive” me regji të Artan Minarollit, “Lindje Perëndim Lindje” e Gjergj Xhuvanit dhe “Kukumi” e Isa Qoses janë tre filmat, që do të shfaqen në gjuhën origjinale në seksionin “Terre del Cinema”, që i kushtohet sivjet kinematografisë shqiptare.

Në kuadër të këtij seksioni, filmat do të shfaqen në programin “Focus Albania” dhe pjesëmarrja shqiptare në Festival plotësohet nga filmi dokumentar “Sono Stato Dio in Bosnia” i regjizorit Erion Kadilli, vepra e të cilit konkurron në seksionin e filmave dokumentarë.

Kjo veprimtari shënon fillimin e bashkëpunimit mes festivalit torinez dhe “First Step Film Festival” të Tiranës, duke prezantuar për herë të parë një përzgjedhje prej pesë kortometrazhesh, realizuar nga regjizorë të rinj shqiptarë.

Të ftuar në festival do të jenë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Itali, Llesh Kola dhe aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe protagonist i filmit “Alive”. 

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›