E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguilera flet për anulimin e turneut të saj

Christina Aguilera ka folur për anulimin e turneut të saj të verës sepse ajo mendon se nuk është koha e duhur “që të filloj turneun e saj”.

Këngëtarja insiston që ajo do të ribëj orarin e koncerteve live mirëpo së pari është duke u përgatitur që të bëj disa ndryshime në produksion.

“Kemi të bëjmë me një show të madh. Unë krijoj skena, kostumografi”, tha ajo.

“Koreografia dhe valltarët janë kryesor. E tërë kjo ka të bëj me një produksion të madh. Kështu që mendoj se ende nuk është koha e duhur. Ky do të jetë një show i madh dhe një plan që kërkon kohë”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›