Dënime të ashpra

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka dënuar ashpër incidentin që e shkaktuan tifozët në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimi.
Shtëpia e futbollit kosovar paralajmëron dënime të ashpra në të ardhmen për keqbërësit. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se në të ardhmen nuk do të tolerohen gjëra të tilla.
“Njerëz të tillë duhet të dënohen, ndoshta edhe me burg, pasi që këto sjellje nuk arsyetohen. Ne kemi pasur një takim edhe me ministrin Haziri dhe kemi ardhur në përfundim që, nëse klubet në të ardhmen tregohen të paafta për t’i ndalur këta huliganë, më së keqi do ta pësojnë vetë këto klube. Ne jemi të vendosur: në të ardhmen do të ketë zero tolerancë”, ka paralajmëruar Salihu.
Sipas tij, tifozët gjakovarë e kanë filluar ‘sherrin’ pa pikë nevoje, pasi që çdo gjë po shkonte siç ishte planifikuar. Përpos incidentit, ai i dënoi ashpër edhe sharjet ndërmjet të dyja palëve të tifozëve, në njërën anë “Kuqezinjtë e Jakovës” dhe në tjetrën “Arpaxhikët”, aq më tepër kur aty ishin të pranishëm presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Sportit, Lutfi Haziri.
“Këtu nuk i kanë fajet ekipet, policia e as Federata, pasi që në fushë çdo gjë shkoi si është më së miri. Njerëzit e kanë pritur që një kohë të gjatë këtë lojë. Është e pakuptimtë kur dëgjohen fyerje të tilla, por edhe sulmi ndaj policisë, që ishte i paarsyeshëm, kur kihet parasysh se rezultati ishte i barabartë. Njerëz të paautorizuar akuzojnë se organizimi i ndeshjes ishte i dobët. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të qenë organizimi në nivel”, vazhdoi Salihu.
Të martën pritet të mblidhet Komisionit i Garave i FFK-së, i cili pritet të ndërmarrë masa ndaj keqbërësve.
Arrestime dhe të lënduar
Eksesit, gjatë dhe pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit, nuk i shpëtuan edhe lëndimet e arrestimet. Për këtë ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Kemi një person të arrestuar, 1 polic të lënduar dhe 3 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ka pasur edhe dëme, siç ishin karriget e thyera, të cilat u gjuajtën në fushë. Me këtë rast, për ta qetësuar situatën, policia ka përdorur sprejin ndaj disa personave që ishin më agresivë”, shpjegoi Borovci.
Prishtina kërkon dëmshpërblim
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), por edhe klubi i Prishtinës pritet ta formojnë nga një komision të veçantë për t’i vlerësuar dëmet që i shkaktuan tifozët e të dyja klubeve, Vëllaznimit dhe Lirisë, në stadiumin e qytetit në Prishtinë të dielën, në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.
“Nesër ose pasnesër, në stadiumin e Prishtinës do ta dërgojmë një komision për t’i shikuar dëmet që janë bërë në stadium. Më pas, kur të konstatohet shuma e dëmit, do t’ua dërgojmë klubeve faturën”, ka deklaruar sekretari Salihu. Përpos pjesës lindore të stadiumit, ku ishin “Kuqezinjtë e Jakovës”, udhëheqësit e Prishtinës kanë thënë se edhe në atë të perëndimit, ku ishin “Arpaxhikët”, ka dëme.
Përballja finale e Kupës së Kosovës në mes të Lirisë dhe Vëllaznimit nuk pati përfundim të mirë, pasi atmosfera e shkëlqyeshme në stadium u prish në minutën e 95-të të takimit, kur tifozët gjakovarë filluan të gjuanin në fushë me çka kishin në duar. Më pas ata u dëbuan nga stadiumi i qytetit në Prishtinë, ndërsa jashtë pati edhe përleshje.