Ahmadinexhad: Jo sanksioneve ndaj Iranit

Nëse do të aprovohen sanksione ndërkombëtare kundër Iranit nuk do të ketë asnjë negociatë për cështjen bërthamore.
Kështu ka deklaruar presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad, pak ditë para mbledhjes së KS-së së Kombeve të Bashkuara, që duhet të marrë masa ndaj republikës islamike për refuzimin që iu bë kërkesave për limitimin e programit nuklear.
Deklaratat e Ahmadinexhad, ndjekin ato të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, që e përcaktoi Iranin 'një rast të vecantë'.