E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad Netanjahu vrases profesionist

Ne nje interviste per CNN presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu nje vrases profesionist i cili duhet vene para gjykates per vrasjen e grave dhe te femijeve.

Me tej lideri i Republikes Islamike foli per te denuarit ne vendin e tij si dhe per programin berthamor te Teheranit. Ai hodhi poshte pretendimet e SHBA-se dhe te disa vendeve te tjera perendimore se Irani po tenton krijimin e bombes berthamore.

Ne nuk po tentojme ndertimin e nje bombe berthamore. Asnje vend tjeter pervec regjimit zionist dhe disa autoriteteve amerikane nuk eshte i shqetesuar nga programi yne berthamor. Rreziku i vertete i botes jane bombat qe zoterojne SHBA dhe regjimi zionist tha Ahmadinexhad.

Me tej presidenti iranian i cilesoi te paefektshme sanksionet e fundit te vendosura ndaj vendit te tij.

Megjithese prej kohesh sfidon ne debat presidentet amerikane Ahmadinexhad refuzoi ti pergjigjej pyetjes se gazetarit per nje takim te mundshem mes tij dhe presidentit Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›