Tensionohet situata ne Jeruzalem

Zemreimin e ketyre te fundit e ndezi vrasja e nje 32 vjecari nga nje polic izraelit. Raportohet per dhjetra te plagosur mes policeve dhe protestuesve.
Vrasja e 32 vjecarit ndodhi ne zonen Silvan mengjesin e se merkures kur palestinezi Sami Sirhan baba i 5 femijeve u qellua per vdekje nga nje polic izraelit. Policia izraelite raportoi se policia qelloi pasi makina e tyre ishte goditur me gure nga banore te zones. Fill pas vrasjes ata dolen ne rruge i vune flaken makines dhe qelluan me gure policet dhe kalimtaret e tjere.
Pas ceremonise se varrimit situata po merrte te tjera permasa duke mberritur prane xhamise Al Aksa nje nga vendet e shenjta muslimane. Policia izraelite iu afrua territorit perreth per te shperndare protestuesit por nuk hyri brenda saj.
Silvan eshte nje pike delikate per numrin e koloneve hebraike qe kane ardhur aty. Gjithashtu ekzistojne plane kontradiktore per te shembur shtepite e shume palestinezeve. Ndertimi i vendbanimeve hebraike eshte nje ceshtje delikate per bisedimet e paqes ne Lindjen e Mesme. Nga ana tjeter statusi i Jeruzalemit eshte nje nga ceshtjet me te debatueshme mes Izraelit dhe palestinezeve.