Ahmadinexhad kërkon rifillimin e bisedimeve me fuqitë e mëdha

Ahmadinexhad theksoi se pret rezultate pozitive nga bisedimet e reja me perëndimorët.
“Pavarësisht këtij dështimi, kushtet janë plotësuar për arritjen e marrëveshjeve gjatë takimeve të ardhshme, nëse pala tjetër, fuqitë e mëdha, japin prova drejtësie dhe respekti kundrejt Iranit. Ne nuk kemi parashikuar kurrë që çështjet e kundërshtueshme mes Iranit dhe fuqive të mëdha të mund të zgjidhen në disa takime, për shkak të mentaliteti të këtyre fuqive'', deklaroi presidenti Ahmadinexhad.
Me datë 21 dhe 22 janar, përfaqësuesit e Iranit u takuan me përfaqësues të Kinës, SHBA-së, Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. Ky takim dy-ditor përfundoi pa arritjen e ndonjë marrëveshje mes palëve.
/Start/F.Prroni/
2011-01-23 18:18