E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, pilotët grekë zgjedhin Turkish Airlines

Pas aplikimit të paraqitur tek THY, 19 pilotë grekë kanë filluar të punojnë për kompaninë turke.

Gazeta "Elefteros Tipos Tis Kiryakis" e cila botoi një artikull për 19 pilotët grekë që punojnë për THY-në i kushtoi afërsisht 2 faqe artikullit me titull “19 emigrantë pilotë grekë tek THY”.  Kriza e rëndë ekonomike në Greqi i kishte hapur rrugë pilotëve me eksperiencë të kërkonin punën tek Turkish Airlines.

Edhe Aleksandros Kehagias, i cili ka pesë muaj që punon në Turkish Airlines është një pilot i vjetër i Olimpic Airlines. Ja si shprehet ai rreth vendit ku punon: “Turkish Airlines më kujton ditët e kaluara bukur me Olimpic. Ka një mbështetje të përkryer teknike dhe kuadro të mirë ajrorë. Kolegët tanë turq sillen shumë mirë ndaj nesh. Dhe të gjithë janë pilot shumë të aftë .”

Nikolaos Krontiras(46-vjeç) është një nga pilotët, i cili prej një viti punon me Turkish Airlines. Krontiras më parë ka punuar 18 vjet me Olimpik Airlines dhe 4 vjet me Italian AirOne. Duke shprehur lumturinë dhe kënaqësinë e tij për punën me Turkish Airlines piloti grek thotë: “THY është një kompani e organizuar. Më kanë provuar 5 ditë rresht për pranimin e aplikimit. Të gjithë janë sjellë shumë mirë me mua. Shprehin mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit. Para së gjithash jemi miq. Nuk e mendoja asnjëherë se mund të kishim marrëdhënie kaq të mira pune me kolegët turq. Pilotët turq kanë shumë eksperience. Nuk ndihem i huaj në Stamboll”.

Kotil: Qwllimi ynë, të jemi të parët në Evropë

Në një intervistë për gazetën drejtori i përgjithshëm i Turkish Airlines, Temel Kotil pohon se 19 prej 240 pilotëve të THY-së janë grekë.  “Objektivi ynë është ta bëjmë Turkish Airlines-in kompaninë më të madhe ajrore të Evropës. Jemi shumë të kënaqur nga puna  e pilotëve grekë. Nëse Greqia dhe Turqia do të arrinin të shpëtonin nga disa paragjykime të vjetra do të kishim bashkëpunime të suksesshme”, u shpreh Kotil duke dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm.

/Zaman-Start/A.Kokiçi/

                                                                                             2011-01-24 10:50
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›