Ahmadinexhadi dhe distancimi nga pushtetit - Garda Revolucionare ne mesymje

216 vota per 22 kunder 7 abstenime. Presidenti i Parlamentit Ali Larijani ben te ditur rezultatet e votimit per ministrin e ri te Iranit per Naften.
Rostam Qasemi quhet ministri. Ai eshte 47 vjec dhe deri tani ka qene gjeneral brigade i Pasdarn-it sic quhet Garda Revolucionare.
bdquoUne jam krenar te jem nje ushtar i vogel e Gardes se Revolucionit te Republikes Islamike. Une do te perdor te gjithe forcen time per rindertimin e vendit. Une kam zbatuar ne gjithe vendin qindra projekte vecanerisht ne sektorin e naftes.
Rostam Qasemi eshte oficer i peste i Pasdaran-it qe merr nje post te rendesishem ministri gjate kohes qe ne pushtet eshte presidenti Mahmud Ahmadinexhad. Por kesaj here kjo po ndodh kunder deshires se presidentit ne detyre. Ahmadinexhad kishte planifikuar ta zvogelonte kabinetin e tij qeveritar duke u perqendruar me shume ne axhenden e tij politike. Nder te tjera ai deshironte qe Ministrine e Naftes te bashkonte me Ministrine e Energjise qe te mund te kishte me mire ne dispozicion te ardhurat valutore te vendit.
Bildunterschrift Gjenerali Rostam Gasemi prane Ahmahdinexhadit
bdquoPervoja na meson qe eshte e mundur te behen gjera te medha. E mundur eshte nje qeveri e vogel por efikase qe te jete e qendrueshme dhe me dije te shumta.
Parlamenti i prishi keto plane duke treguar edhe nje here sa shume pushtet ka humbur presidenti ne luften per pushtet te zhvilluar me udheheqesin me te larte shpirteror te vendit Ali Khamenei. Naften energjine transportin dhe ndertimin telekominikacionin dhe sigurine e brendshme - te gjitha keto sektore jane zene me lejen e Khameneit nga oficeret e Gardes se Revolucionit.
Pasdaranet nuk kane qene kurre kaq te vlefshem dhe te rendesishem per qeverisjen e shtetit sa jane sot. Me Ministrine e Naftes ata kane nje qasje te drejtperdrejte ne burimet e valutave te huaja dhe te ardhurave te vendit. Kete vit Irani do ta shese 100 miliarde dollare nafte dhe gaz cka perben rreth 80 per qind te te ardhurave valutore te Iranit. Aktualisht ministri i ri i Naftes Rostam Qasemi shihet ne perendim si person non grata dhe ndodhet ne listen e personave qe nuk mund te levizin lirisht jashte. Ka gjasa qe ai se shpejti te hiqet nga kjo liste. Irani me gati 36 milione fuci ne dite eshte jo vetem vendi i dyte me i madh ne bote per prodhimin e naftes mes vendeve anetare te OPEC-ut por mbulon aktualisht edhe kryesine e saj. Influenca e Pasdaran-it ne politiken dhe ekonomine e Iranit sipas njoftimeve te ministrit te ri te naftes do te rritet edhe me tej.
Bildunterschrift Parlamenti iranian
bdquoNe jemi mirenjohes qe mund te zevendesojme sipermarjet e medha si Shell dhe Total pas largimit te tyre.
Rostam Qasemi deshiron gjithnje e me shume te sjelle ne pozitat kyce shoket e tij nga Garda e Revolucionit. Ahmadinexhad i cili kishte nder mend te njejten gje mund ta shikoje nderkohe i cuditur.
Autor Reinhard Baumgarten/Mimoza Cika Kelmendi
RedaktoiAida Cama