E Martë, 3 Nëntor 2026

Ahmed Koçi, nënkampion Europe

Ahmed Koçi është nënkampion Europe në boks në peshën 70 kilogram. Gjithçka ka ndodhur në Kampionatin Europian të të rinjve, që është zhvilluar në Ploesht të Rumanisë, teksa Koçi është ndalur vetëm në finale. Më parë ai kishte bërë dy fitore në fazën eleminatore mes të cilave 5-0 me armenin Siramargian. Në gjysmëfinale, Koçi mundi boshnjakun Kunovac dhe në finale u mund 5-0 ndaj anglezi Karrigan, i cili meritoi dhe medaljen e artë.

Pavarësisht me fitoren me vendim unanim për anglezin, Koçi ka bërë një ndeshje të mirë, ndërsa ishte suksesi i shkëlqyer në këtë Europian për boksin shqiptar. Që në fakt mori pjesë më 6 boksierë, por vetëm Ahmed Koçi ishte i argjendtë dhe i ngjitur në podiumin e medaljeve. Më parë është shpallur nënkampion Europe për moshat deri në 16 vjeç edhe i vëllai, Amari, ndërsa Artur Koçi vijon të nxjerrë talente në sportin e dorezave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›