Ahmedinexhad: Sanksionet e SHBA nuk na frikësojnë

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad në nje konference per shtyp në Nju Jork, ku ndodhet pas punimeve të konferencës së OKB-së është shprehur se vendi tij nuk i trembet sanksioneve të reja dhe se rruga e sanksioneve nuk do të sjellë kurrë përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Ahmadinexhad ka deklaruar se “nuk na pëlqejnë, por nuk frikësohemi prej tyre. Vendi është i përgatitur për përballimin e sanksioneve të reja, por nëse do të ketë sanksione të reja ndaj nesh nuk mund të pritet një përmirësim i marrëdhënieve mes Teheranit dhe Uashingtonit, kjo është rruga e gabuar për ta bërë këtë”.
Më tej presidenti i Republikës Islamike Iraniane tha se vendi i tij ndryshe nga Korea e Veriut nuk do të dalë prej traktatit të mospasurimit të uraniumit edhe pas ndërmarrjes së sanksoneve të mundëshme ekonomike.
< I mëparshmi