E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Greva do të vazhdojë pa fund

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi gjate nje komunikimi me mediat se greva e organizuar para kryeminsitrise nuk do te ndalet. Rama i beri keto komente menjehere pas perfundimit te nje mbledhje urgjente te grupit socialist pas perkeqesimit te gjendjes shendetesore te grevistit Ramazan Ceka.

"Ne nuk ndalemi, ne do ta cojme kete proteste perpara me te gjithe fuqine e shpirtit dhe te gjitha dhimbjet e trupit qe do te nevojiten per ti dhene rezistences paqesore te gjithe permasen e aspirates dhe njekohesisht te problemit te madh qe ne kerkojme te ngreme dhe te zgjidhim njehere e mire, qe eshte e drejta e popullit per tu qeverisur nga ata qe zgjedh, dhe jo nga ata qe nuk e lene te zgjedhe", tha Edi Rama, kryetar i Partise Socialiste.

Rama beri te ditur se nuk do te kete shtim te numrit te grevisteve ndersa foli edhe per situaten ekonomike ne vend. "Dhuna e diktatures se proletariatit i thote popullit ji i lumtur, sepse je i pasur. Nderkohe qe, ajo qe ndodh eshte se perdite njerezit varferohen, humbasin shprese dhe prespektive", tha Rama.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›