Ahmet Shala jashte listes

Ministri ne doreheqje i Ekonomise dhe Financave Ahmet Shala nuk eshte perfshire ne listen e kandidateve te PDK146se per zgjedhjet e 12 nentorit qe ka qarkulluar diteve te fundit.
Shala ka qene njeri prej ministrave kryesore ne Qeverine e Kosoves. Ai ishte ftuar nga Hashim Thaci per te udhehequr njerin nga resoret me te rendesishme te ekzekutivit pas zgjedhjeve te 2007146es por zyrtarisht nuk ka qene asnjehere pjese e strukturave te PDK146se.
Zyrtare te Partise Demokratike te Kosoves nuk kane mundur te shpjegojne arsyet pse Shala eshte lene jashte listes.
Zedhenesi i PDK146se Blerand Stavileci ka deklaruar te merkuren per Express se nuk i di arsyet pse Shala nuk eshte ne liste.
147Eshte mire te pyetni dike nga Kryesia e partise ose te kontaktoni z. Shala per ta pyetur per kete ceshtje148 ka thene ai.
Express ka tentuar te komunikoje me Shalen por kjo ka qene e pamundur.
Partite politike kane dorezuar listat me kandidate ne KQZ. Partia Demokratike e Kosoves vazhdon ta mbaje te hapur listen. Afati i fundit per te dorezuar listen perfundimtare eshte 19 nentori.