E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk ka tagër të përfshihet në PPP!

Gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të cilën ka drejtuar kur i është kërkuar mendim për inceneratorin e Elbasanit, nuk është përgjegjëse për PPP-të dhe koncesionet.

“Ministria e Ekonomisë nuk ka tagër për të thënë kjo është kështu apo ashtu, por është në nivel politikash. Këtu s’ka pasur vendim. Po diskutojmë për një letër korrekte që ka konsekuencë nul. Jashtë këtij komisioni janë thënë shumë të pavërteta. Mezi prisja të vija këtu. Ministria nuk përfshihet në procedurë të dhënieve ë PPP-së. Ka pasur një draft që nuk është miratuar”,- tha Ahmetaj.

Debati:

Tabaku: Ne kemi në objekt të hetimit 3 inceneratorë. Ju jeni në rolin tuaj në fazën tuaj si në dy pozicione ministri.

Inceneratori i Elbasanit, ju ka sjellë Lefter Koka një shkresë për një procedurë oncensionare dhe ju pyet nëse ju si ministër jeni pro ose kundër.

Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk ka tagër për të thënë kjo është kështu apo ashtu, por është në nivel politikash. Këtu s’ka pasur vendim. Po diskutojmë për një letër korrekte që ka konsekuensë nul. Jashtë këtij komisioni janë thënë shumë të pavërteta. Mezi prisja të vija këtu. Ministria nuk përfshihet në procedurë të dhënieve ë PPP-së. Ka pasur një draft që nuk është miratuar.

Tabaku: Në cilin pjesë të ligjit të koncensioneve përmendet negocion pa shpallje paraprake?

Ahmetaj: Kjo ka qenë një nga mënyrat e mundshme. Ka kërkuar autorizim, ai nuk është dhënë dhe prandaj ka institucione. Këtu ka ardhur një procedurë për të marrë një autorizim. Prandaj ka dakortësi parimore.

Tabaku: Keni dhënë parimisht Ok.

Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk është përgjegjëse

Tabaku: Pse si ke dhënë një vendim atëherë?

Ahmetaj: Më lër të flas, se kam edhe rekorde jo të mira në debat. Është e rëndësishme të vërtetohen disa të pavërteta. Në këtë rast ka ardhur një kërkesë për një projektvendim, jo procedurë.

Tabaku: Për një procedurë që është nul sepse nuk ka ndodhur.

Ahmetaj: Ka vetëm një, nuk ka ndodhur. Ka vetëm një vendim dhe ai është për financimin .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›