Procesi i Fiskalizimit vazhdon me intensitet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, publikoi së fundi të dhënat e ecurisë së procesit të fiskalizimit.
Sipas saj 71.117 tatimpagues ose 58.5% e totalit tё tatimpaguesve aktivë janё fiskalizuar plotёsisht dhe janё lёshuar mbi 188.6.milionë fatura të fiskalizuara që prej datës 1 Janar 2021 deri mё 31 Janar 2022.
94.770 tatimpagues ose 78% e totalit tё tatimpaguesve aktivë janë pajisur me certificatë fiskalizimi.
22.836 tatimpagues ose 89% e tatimpaguesve në Biznes i Madh aktivё janë pajisur me çertificatë fiskalizimi.
Nga këta tatimpagues të pajisur me çertifikatë, 20.278 ose 79.1% e totalit tё tyre ka lëshuar fatura të fiskalizuara.
69.826 tatimpagues ose 77 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël aktivë janë pajisur me çertificatë fiskalizimi.
50.306 ose 55.4 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël kanë lëshuar fatura të fiskalizura.
Pёrsa i pёrket ecurisё sё Fiskalizimit vetёm nё muajin Janar 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi këto rezultate:
Rritje me 7.283 ose 10% të tatimpagues aktivë të fiskalizuar që kanë kryer procesin e faturimit.
Rritje me 919 tatimpagues aktivё qё janё pajisur me certifikate fiskalizimi.
Rritje me 356 të tatimpaguesve të Biznes i Vogёl që kanë kryer procesin e pajisjes me certificatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 6.211 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura.
Rritje me 576 tatimpagues Biznes i Madh që kanë kryer procesin e pajisjes me certificatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 1.035 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura .