E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmetaj: Qeveria po favorizon rritjen e çmimeve

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë si të paaftë për të kontrolluar rritjen e çmimit. Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj është shprehur se qeveria po favorizon monopolet në tregon ekonomik.

"Kriza ekonomike ka shtyrë mijëra familje në kufijtë e mbijetesës. Pushteti refuzon të njohë krizën. Pushteti favorizon monopolet. Pushteti favorizon rritjen e çmimeve të mallrave bazikë", u shpreh Ahmetaj.

Ai ka theksuar se pushteti vazhdon të rëndojë shqiptarët dhe se rrënimi i buxheteve familjare është një dhuratë e këtij pushteti.

"Rimëkëmbja e ekonomive familjare do të kërkojë kohë, angazhim serioz dhe politika në favor të qytetarëve. Gjë që ky pushtet nuk e bën dot", u shpreh Ahmeti.

Nga ana tjetër ai tha se qeveria nuk ka shpenzuar as edhe një qindarkë për të ndihmuar familjet në nevojë me pagesat e energjisë, "siç kishte premtuar që në Janar të këtij viti".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›