PS:Vokshi të japë sqarime për pasurimin

Partia Socialiste ka denoncuar edhe gjatë ditës së sotme mënyrën e pasurimit të ish këshilltares së Sali Berishës dhe deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi duke sjellë fakte të reja.
Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi në një deklaratë për shtyp paraqiti të tjera fakte që sipas tij hedhin dritë mbi dyshimet se kompanitë ku është bashkëpronar bashkëshorti i Albana Vokshit janë vetëm një fasadë për të kamufluar përfshirjen në këto biznëse të familjes Berisha.
"Sipas formularit të regjistrimit të degës në Shqipëri të Stream Oil rezulton se kjo kompani dhe kompania Vizion Construction e bashkëshortit të Albana Vokshit dhe sekserit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari kanë të njëjtën godinë"-tha Shalsi.
Më tëj ai theksoi se, "Në Prill 2008 Tartari emërohet përfaqësues ligjor i Stream Oil dhe vetëm pak ditë më pas zhvendoset në të njëjtën godinë kompania Vision Construction ku aksioneri tjetër është sekseri i familjes në pushtet Selmanllari".