Ahmetcenaj i lire edhe nga Apeli

TIRAN- Edhe Gjykata e Apelit ne kryeqytet vendosi te lere ne fuqi vendimin e lirimit te komandantit te njesise speciale te Gardes se Republikes major Alfred Ahmetcenaj me arsyetimin se nuk ka prova qe implikojne direkt te dyshuarin per vrasjet e 21 janarit.
Tre gjyqtar te kesaj gjykate te cilet pasi moren ne shqyrtim ankimin e prokurorise degjuan pretendimet e ketyre te fundit avokatit mbrojtes dhe vete te dyshuarit vendosen te lene ne fuqi vendimin e meparshem te gjyqtarit Shkelqim Mustafa qe liroi te arrestuarin Ahmetcenaj nen masen e sigurise detyrim per paraqitjeje.
Pak dite me pare ishte po kjo Gjykate e cila i liroi nga qelia tre efektivet e Gardes se Republikes shtetasit Gazmend Ahmetaj Sadik elaj dhe Mark Nikolli. I vetmi qe tashme ka mbetur ne qeli eshte gardisti te cilin e kapi videoja e televizioneve duke qelluar mbi shtetasin Ziver Veizi.