Zhduket turku Turgut i liruar nga Apeli

TIRAN- Zhduket nga banesa ku duhej te qendronte nen masen e sigurise arrest shtepie me afat 40 ditor shtetasi turk Abdulselam Turgut i arrestuar me 18 shkurt 2011 ne aeroportin e Rinasit pas urdher-arrestit te leshuar nga autoritet e drejtesise gjermane per akuzen e trafikut te heroines dhe opiumit. Ky fakt provohet nga kontrolli qe efektivet e Komisariatit te Kamzes bene ne banesen 8-kateshe qe ndodhet ne vendin e quajtur Kthesa e Kamzes pa adrese konkrete.
Sipas te dhenave te mesuara nga burimet policore saktesohet se me publikimin e lajmit i ndryshohet masa e sigurise 44-vjecarit Turgut nga Gjykata e Apelit nga ajo e arrestit me burg me afat 40 ditor ne arrest shtepie po me afat 40 ditor. Policia ka bere nje kontroll ne oret e hershme te mengjesit ne banesen ku kishte deklaruar se jetonte me qira prej 25 janarit 2011 shtetasi turk.
Ne katin e tete te kesaj banese te deklaruar sipas policise nuk ndodhet personi perkates cka ka lindur dyshimet se ai mund te jete arratisur edhe pse kerkohej nga autoritetet e drejtesise Gjermane.
Sipas vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare dhe asaj te Apelit qe Shekulli ka siguruar nga nje kopje mesohet se 44-vjecari Turgut eshte arrestuar me 18 shkurt 2011 ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas nga policia.
Por cuditerisht keta te fundit jo si cdo here tjeter kete radhe nuk njoftuan mediat per kete arrestim te bujshem te nje personi shume te kerkuar nga prokuroria Gjermane. Kjo heshtje per mediat kaloi edhe ne Gjykaten e Shkalles se Pare ku gjyqtari i gatshem caktoi masen e sigurise arrest me burg me afat 40 ditor sic parashikon legjislacioni ne fuqi.
Por avokatet mbrojtes animuan kete vendim prane Gjykates se Apelit e cila me date 4 mars 2011 vendosi ndryshimin e ketij vendimi te Gjykates se Shkalles se Pare duke vendosur izolimin ne banese te 44-vjecarit Turgut.
Ndryshimi i mases se sigurise sipas vendimit te treshes gjykuese u be per faktin se autoritete e Interpolit dhe ato te drejtesise Gjermane kishin derguar me e-mail urdher-arrestin e leshuar ndaj shtetasit turk. Si dhe per faktin se kryeprokurorja e Stambollit me ane te nje shkrese zyrtare konfirmon se 4- vjecari ne Turqi nuk eshte nen hetim dhe as i gjykuar.
Pavaresisht ketyre shkresave Gjykata e Apelit e ka marre per baze si prove materiale shkresat e Spitalit Yasam Universal ne Turqi ku theksojne se Abdulselam Turgut qe gjithmone ka perdorur barna dhe gjendet ne rrezik per jeten.
Ai vuan nga mos mjaftimi i zemres dhe hiperlipidemit-thuhet ne vendimin e Gjykates se Apelit qe liroi te arrestuarin per qellim ekstradimi. Por kur kane kaluar dy jave nga ndryshimi i mases se sigurise se shtetasit turk nga Gjykata e Apelit cuditerisht ky lajm u be publike nga burime te ndryshme zyrtare si ato gjyqesore te prokurorise apo edhe te policise.
Mesohet se urdher-arresti ndaj te dyshuarit Turgut eshte leshuar nga Interpol-Wisbaden te Gjermanise me date 21 shtator 2009 per akuzen e trafikimit te heroines e opiumit ne bashkepunim.