E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti takim me Ramën: Forcim i bashkëpunimit ndërshqiptar

TIRANË, 14 prill/ATSH/- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cili po merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë është takuar sot me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale Ahmeti bën me dije se me Ramën kanë pasur një bisedë të hapur për çështje me interes të përbashkët’.

Kreu i BDI-së nënvizon se në fokus të këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtja e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.

“Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, shprehet Ahmeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›