Ai rasti kur nga tradhtari shndërrohet në hero

Izet Hajroviç 22 vjeçari i cili luan për Grasshopperin në Zvicër për një kohë të gjatë është cilësuar si tradhtar në Bosnje pasi që nuk dëshironte të luante për Bosnjën duke pritur një thirrje të kombëtares së Zvicrës.
Mirëpo pas një periudhe ai vendosi që të përfaqësoj Bosnjën. Por gjithçka ishte kaq e lehtë.Ai u prit shumë keq nga tifozët boshnjak të cilët thoshin, “Çfarë na duhet një tradhtar në mesin tonë”. Edhe më të rëndë situatën e bëri lënia e tij rezervë në ndeshjen e parë të tij me Bosnjën kundër Sllovakisë ku u aktivizua vetëm 10 minuta dhe nuk bëri asgjë. Edhe në ndeshjen e dytë ai prapë u la rezervë.
Mirëpo kësaj radhe inkuadrimi i tij në lojë në minutën e 70-të, ishte diçka e veçantë. Hajrovicit iu deshën vetëm dy minuta pas inkuadrimit në lojën e tij të dytë për Bosnjën që të bëjë tërë popullin për vete. Ai shënoi një super gola nga 25 metra me të majtën kundër Sllovakisë duke i dhënë fitoren Bosnjës 2:1.
Bosnja me këtë fitore është shumë afër kualifikimit në kampionatin botëror “Brazili 2014”.