E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi pasi kualifikoi Argjentinën, tani do titullin

Përfaqësuesja e Argjentinës ka siguruar plasmanin direkt në Botërorin e ardhshëm në Brazil. “Gauchosët” më lehtë se ç’është pritur kanë shënuar fitore të thellë prej 5-2 si mysafir të Paraguait, ndërsa dy gola i ka shënuar lojtari më i mirë i ditëve të sotme, Lionel Messi.

“Ende ëndërroj të fitoj titullin e botës në fanellën e Argjentinës. E kemi arritur qëllimin e parë, por rruga është e gjatë deri te titulli botëror. E kemi arritur atë që deshëm edhe para ndeshjes, por nuk ishte lehtë. Me rëndësi është se siguruam plasmanin në Botërorin e ardhshëm, edhe atë para kohe. Uroj të vazhdojmë kështu, dëshirojmë të vazhdojmë me serinë e fitoreve”, tha Messi.

Përveç nikoqirit, Brazili, deri tani plasmanin në kampionatin e botës e kanë siguruar edhe: Japonia, Australia, Irani, Koreja Jugore, Italia, Holanda, Argjentina, SHBA dhe Kostarika.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›