Ajo është shumë seksi në ring, por sidomos në plazh (FOTO)
Share
Arianny Celeste ishte një simbol i bukurisë amerikane, ndërkohë që priste festimet e 4 korrikut. Shumëkush e njeh atë si vajzën e ringut, një nga ato bukuroshet që mbajnë tabelat ku shënohet numri i raundeve. Por ka të tjerë që e njohin nga revista Playoby dhe një seri revistash të tjera ku ka pozuar. E lindur në Las Vegas, me origjinë pak meksikane e pak filipinase, ajo tregoi trupin e saj të mrekullueshëm në plazhet e Majemit. Para pak ditësh ajo është liruar nga akuzat për dhunë, pasi në maj ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte dhunuar të dashurin. Vetë modelja tha se ai kishte tentuar ta mbyste.











