Pushohet roja e plazhit pse shpëtoi një burrë nga mbytja
Share
Një roje plazhi u largua nga zona e tij e ruajtjes në një plazh në Florida për të shpëtuar një person që po mbytej. Por në vend të lavdërimeve, mori si përgjigje pushimin nga puna pse kishte braktisur vendin e tij të punës.
Tomas Lopez, 21 vjeç, po patrullonte në Hollandale Beach kur i thanë se dikush po mbytej në një zonë që nuk është e ruajtur nga rojet e plazhit, raporton BBC.
Nuk do thosha jo, tha Lopez.
Por shefat e tij thanë se ai ka thyer rregullat e kompanisë dhe mund të kishte vënë në rrezik jetën e notarëve të tjerë.
Të paktën dy kolegë kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste.