E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajola Xoxa kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore, çështja në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxës, e cila synon shfuqizimin e tre vendimeve të dhëna nga gjykatat më të ulëta.

Çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh, ndërsa në qendër të debatit janë masat e kontrollit dhe sekuestrimeve të vendosura më herët ndaj saj.

Sipas kërkesës së depozituar, Xoxa pretendon se vendimet janë jokushtetuese dhe se gjatë procedurave janë cenuar parime themelore të shtetit të së drejtës, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Në këtë proces palë është edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila pritet të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Ajola Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë “Partners Law”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes, pasi mund të ndikojë mbi vlefshmërinë e masave të marra nga gjykatat e zakonshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›