E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, qëndron një orë në Prokurori, shmang komentet për mediat

Në zbatim të masës së sigurisë caktuar nga Gjykata, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

E shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhija, ajo qëndroi përreth një orë brenda ambienteve të Prokurorisë e cila po e heton për tri vepra penale, “korrupsion”, “pastrim parash” e “fshehje të të ardhurave”.

Pasi doli nga institucioni i akuzës bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, refuzoi t’i përgjigjej interesit të medias./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›