'Ajshe', Babai: S’pi kafe me familjen e Shaban Norjas
DURRES-Nuk kam ndërmend të hakmerrem me familjen e Shaban Norjas. Jemi shumë të lënduar dhe të hidhëruar nga tragjedia e vajzës time 18vjeçare. 80-vjeçari vrau dhe i preu kokën Aishes, ndaj nuk i dua në shtëpinë time të afërmit e tij. Nuk dua të më ngushëllojnë, dhe të më vinë për kafe".
Kështu u tha dje Muhamet Vata, përfaqësuesve të Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, të cilët paraditen e djeshme shkuan për vizitë në banesën e tij në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.
Ndërsa ka garantuar se nuk do të bëjë vetëgjyqësi, babai i Aishe Vatës ka refuzuar të shkojë së bashku me pajtuesit e gjaqeve tek varri i së bijës. "Ju jeni të mirëpritur, por vizitat tek varri i takojnë familjes dhe jo juve", ka deklaruar Muhamet Vata. Ndërkohë, kreu i shoqatës në fjalë, Gjin Marku pohoi se shkuan për vizitë tek familja Vata për të shmangur ndonjë gjakmarrje të mundshme nga ana e familjes së viktimës.
VIZITA
Rreth orës 10:30, përfaqësues të Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve shkuan për vizitë në familjen e Aishe Vatës, e cila më 11 tetor të këtij viti u masakrua nga fqinji i saj 80vjeçar Shaban Norja. Pajtuesit e gjaqeve janë pritur tek dera e shtëpisë nga kryefamiljari Muhamet Vata. "Fakti që familja Vata nuk ka kryer ritet mortore ndaj vajzës së tyre sipas zakoneve dhe traditës shqiptare, na detyroi të shkonim në këtë shtëpi. Shkelja e traditës në mbarë opinionin publik ka lënë vend për hipoteza të ndryshme. Ne sot shkuam për t'i respektuar, biseduam për të gjitha, pasi nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një hakmarrjeje të mundshme nga familja e viktimës", tha për "Gazeta Shqiptare", kryetari i shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, Gjin Marku. Ndërkohë, Marku bëri me dije se Muhamet Vata është shprehur se nuk ka konflikt të hapur me familjen e Shaban Norjas.
MUHAMET VATA
Gjatë bisedës me përfaqësuesit e shoqatës, Muhamet Vata ka pohuar se "nuk kam shkelur traditat e shqiptarëve. Dyert e zisë për humbjen e vajzës time janë të hapura. Për çdo ditë presim miq dhe shokë që na vijnë për ngushëllim". Babai i 18-vjeçares ka mirëpritur Gjin Markun dhe personat që e shoqëronin atë dhe u ka thënë se dera e shtëpisë së tij do të jetë e hapur për ta. Ai është shprehur se nuk dotë hakmerret ndaj familjes Norja. "Shaban Norja më masakroi vajzën, por nuk kam ndërmend të marr hak. Sa për të afërmit e tij, nuk dua që të më vijnë në shtëpi për ngushëllim. Jemi shumë të tronditur nga ajo që ndodhi", është shprehur Vata. Ndërkaq, kryefamiljari ka refuzuar ftesën e përfaqësuesve të shoqatës për të bërë homazhe dhe vendosur lule tek varri i vajzës së tij. "Jemi në ditë zie, vazhdojmë të presim njerëz për ngushëllim. Na takon ne familjarëve që të shkojmë tek varri i saj, jo juve", është përgjigjur prerazi Muhamet Vata. Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, pohoi se "sot për sot familja Vata nuk do të presë për ngushëllim asnjë prej fëmijëve të Shaban Nores. Ata na kërkuan që të gjitha familjet shqiptare të jenë në mbështetje të plotë të fatkeqësisë së tyre dhe të dhimbjes së tyre. Në rastin konkret, ata janë viktima, ndaj kërkojnë të mos paragjykohen dhe të përbaltet familja".
MONSTRA SHABAN NORJA
80-vjeçari Norja gjendet i izoluar në Paraburgimin e Durrësit. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se një ekip mjekësh psikiatër, më të mirët në vendin tonë, kanë vizituar të moshuarin që akuzohet për vrasjen e 18vjeçarit në vendin tonë kanë vizituar të moshuarin që akuzohet për vrasjen e 18vjeçares Aishe Vata. Kjo, me kërkesë të prokurorisë së Durrësit. Mësohet se gjendja shëndetësore e të moshuarit është normale dhe se nuk ka ndonjë problem fizik apo mendor. Ndërkohë, burimet e mësipërme sqarojnë se Shaban Norja nuk del në dhomat e ajrimit gjatë kohës që dalin të paraburgosurit e tjerë. Ai nuk është vizituar nga të afërmit e tij.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)