Akademi perkujtimore ne nderim te artistit te popullit Feim Ibrahimi

Është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të artistit të popullit Feim Ibrahimi. Muzikologë, artistë dhe kompozitorë shprehën vlerësime të mëdha për vendin e Feim Ibrahimit në muzikën shqiptare, ku e cilësuan si themelues i muzikës moderne shqiptare. Qëllimi i këtij aktiviteti është përkujtimi i kësaj figure qendrore të muzikës shqiptare të shekullit XX,
Ndërkohë që bashkëshortja e tij shprehu shqetësimin për fatin e partiturave, pasi ato paraqesin një nevojë emergjente për dixhitalizim gjithashtu ajo bëri publike për herë të parë korospondencën e artistit të viteve të fundit 1994-1997
Partitura , letërkëmbime dhe botime të artistit Ibrahimi u ekspozuan për pjesëmarrësit, ne fund u interpretuan pjesë muzikore të kompozuara nga F. Ibrahimi
-Fragmente nga filmat me muzikë të Feim Ibrahimit: “Ngadhnjim mbi vdekjen”,“Kur zbardhi një ditë”, “Pylli i lirisë”, “Shembja e idhujve”,“Ballë për ballë”, etj.
-Etrita Ibrahimi-piano solo, “Tokata”.
-Eriona Gjyzeli-romanca "Peisazh i pyllit të rralluar", me poezi të Dritëro Agollit.
Ai njihet si kompozitori i filmave shqiptarë me temë heroike si: “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Kur zbardhi një ditë”, “Pylli i lirisë”, “Shembja e idhujve”, “Ballë për ballë”,
Ibrahim Feimi (1935–1997). Kompozitor, “Artist i Popullit”. Lindi në Gjirokastër. U diplomua në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (1966). Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (1966–1977) dhe zv.drejtor (1973–1977), sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve e të Artistëve (1977–1991), drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1991–1993), pedagog në Konser-vatorin e Tiranës. Kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, që nga lirikat vokale, muzika e dhomës e deri në muzikën skenike (baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, 1986). Disa nga krijimet e tij të v. ‘70, si Koncertet nr. 1 e 2 për piano dhe orkestër, u karakterizuan nga prirje të qarta për pasurimin e gjuhës muzikore me mjete të reja bashkëkohore, që u shprehën më tej në veprat e krijuara në v. ’90, si: “De profundis” (për elektroakustikë), trioja e harqeve “Vikamë”, Simfonia Tragjike për recitues, soprano dhe orkestër. F.I. në v. 1990 themeloi Komitetin Kombëtar të Muzikës, të cilin e drejtoi për katër vjet; më 1992 organizoi koncertin e parë të Muzikës së Re. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë luajtur edhe jashtë vendit. Ka fituar disa çmime të rëndësishme kombëtare dhe Çmimin e Republikës të shkallës së tretë e të dytë. Vdiq në Torino (Itali).
Nga “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Tiranë, 2010.