Akademia e Arteve, instalacion gjigant për NATON-n
Prej ditësh Tirana është mbuluar nga flamuj dhe banderola, të cilat kujtojnë në çdo moment hapin historik të Shqipërisë në Nato në 4 Prrill. E në këtë kuadër Akademia e Arteve dhe Ministria e Integrimit kanë marrë një tjetër inisjativë. Do të ndërtohet në shatërvanin e sheshit Nënë Tereza një instalacion gjigant, i bërë nga studentët e Akademisë së Arteve. Instalacioni do të ketë përmasa gjigande dhe do të jetë një vepër që shpreh më së miri se çdo të thotë anëtarësimi në NATO. Gjithçka bëhet në përputhje dhe me shtete të tjera që tashmë e kanë kaluar fazën e anëtarësimit në NATO. Natyrisht që format dhe instalacioni mbeten surprizë, por pas kthimit të delegacionit shqiptar në datën 5 prill, menjëherë do të bëhet dhe inagurimi i tij.