Londër, protesta në prag të samitit të G20-ës

Policia ka filluar një operacion të madh sigurie në Londër ndërsa protestues anti kapitalistë, ambjentalistë dhe protestues kundër luftës mblidhen në qendër për një seri demonstratash rreth samitit të G20.
Të paktën dy mijë e pesëqind oficerë policie ekstra janë thirrur për një operacion që vlerësohet se kushton më shumë se 10 milionë dollarë. Mijëra protestues janë mbledhur jashtë ndërtesës së Bankës së Anglisë. Polica mori në pyetje disa demonstrues që ishin në një makinë të blinduar. Ata që ishin brenda kishin edhe helmeta. Ndërsa protestuesit në zonën financiare të Londrës po hidhnin parullat "sulmoni bankat", por nuk kishte shenja të ndonjë problemi.