E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akademia e Shkencave, diskutohet ndarja buxhetore për vitin 2025

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zhvillua sot, mbledhja e bordit të drejtorëve të ASHSH-së. Fokusi i kësaj mbledhjeje ishte paraqitja e buxhetit të parashikuar për këtë vit për institutet dhe qendrat kërkimore pranë ASHSH-së.

“Në zbatim të nenin 65 dhe 66 të Statutit, në përmbushje të detyrimit ligjor për shqyrtimin e projektbuxheteve të paraqitura nga çdo institut, qendra a njësi, për t’ia përcjellë Kryesisë dhe Asamblesë si pjesë të projektbuxhetit të ASHSH-së, në pikën e parë të rendit të kësaj mbledhjeje u bë njohja me ndarjen e buxhetit për vitin 2025 për institutet dhe qendrat kërkimore pranë ASHSH-së, koordinuar më parë edhe me kërkesat e çdo njësie”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Mbledhja u drejtua nga kryetari i Akademisë, Skënder Gjinushi, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e instituteve dhe qendrave kërkimore shkencore, kryetarët e komisioneve të përhershme pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtarët e Kryesisë.

Pas njohjes me ndarjen e buxhetit për vitin 2025, drejtuesit e institucioneve paraqitën në mënyrë të përmbledhur raportin e veprimtarive të instituteve dhe qendrave për vitin 2024 dhe parashikimet për vitin 2025.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e bordit u njohën dhe me disa propozime të grupeve të punës të ngritura më parë për disa ndryshime në statut, si dhe disa korrektime e saktësime në “Rregulloren e brendshme administrative” të miratuar me vendimin e Kryesisë nr. 83, datë 24.9.2024.

Nga mbledhja e bordit të drejtorëve pranë ASHSH-së 1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›