E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Shkencave platforme per gjuhen ne Prishtine

Pas kater vjetesh mosfunksionim nis serish komunikimi mes studiuesve te Keshillit Nderakademik te Gjuhes Shqipe. Akademia e Shkencave ne Tirane ka derguar nje platforme me problemet aktuale te gjuhes standarde qe duhen shqyrtuar nga specialistet e Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Nenkryetari i ASH-se Muzafer Korkuti shprehet se po hartojne nje kalendar te plote te aktiviteteve per vitin 2011

Debati i ngritur rishtazi keto kohe mbi gjuhen standarde duket se i ka dhene shtysen edhe rifunksionimit te Keshillit Nderakademik per Gjuhen Shqipe. I themeluar nga Akademia e Shkences e Shqiperise dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves ne vitin 2005 qellimi i ketij Keshilli do te ishte permiresimi i te metave aktuale te gjuhes standarde shqipe. Prej kater vjetesh ne heshtje ekzistenca e ketij Keshilli u kujtua vetem kur nisi te permendej nga specialistet ne kuadrin e debatit te ndezur pas njoftimit se Qendra e Studimeve Albanologjike do te organizonte konferencen shkencore Shqipja ne etapen e sotme politikat e pasurimit dhe te permiresimit te standardit. Keshilli Nderkakademik per Gjuhen Shqipe i perbere nga specialiste te gjuhes ka funksionuar me pak se nje vit nga krijimi i tij. Dy takime ne Tirane dhe dy takime ne Prishtine ne vitin 2006 kane permbyllur veprimtarine e tij. Nisur nga mosfunksionim per kater vjet me radhe studiuesi Kolec Topalli duke folur per domosdoshmerine e pasurimit te standardit pati hedhur idene e krijimit te organizmave te reja nese ky keshill nuk funksionon. Ka shume kohe qe Keshilli Nderakademik nuk eshte mbledhur dhe nuk ka funksionuar. Une uroj qe ai te rifilloje punen dhe cdo organizem qe kerkon te punoje per gjuhen shqipe dhe per standardin eshte i mirepritur. Sigurisht qe keto probleme nuk zgjidhen menjehere. Ndoshta do te duhet te krijohen edhe organizma qe ti vene ne jete - pati thene ne nje interviste per gazeten studiuesi Kolec Topalli ne perpjekje per te sqaruar domosdoshmerine e organizimit te nje konference shkencore ku te trajtohen probleme te gjuhes standarde. Ne fakt duket se hapat e pare jane hedhur. Nenkryetari i ASH-se Muzafer Korkuti thote se kane filluar kontaktet me studiuesit e Akademise se Shkencave te Prishtines. Vet kryetari i Akademise z. Gudar Beqiraj ka zhvilluar nje vizite dyditore ne Prishtine ne institucionin homolog. Sipas Korkutit ne Prishtine kane derguar edhe nje platforme ne te cilen jane parashtruar nje sere problemesh per gjuhen standarde shqipe e cila do te merret ne shqyrtim nga studiuesit kosovare. Kjo ceshtje nuk mbaron me kaq. Pasi te shqyrtohet kjo platforme do te kete disa takime mes specialisteve te dy Akademive per ti shtruar ne nje tryeze te perbashket problemet - thekson Korkuti duke nenvizuar se kjo nenkupton rifillimin e punes se Keshillit Nderakademik per Gjuhen Shqipe.

Ne nje prononcim te para dy javeve per gazeten kosovare Koha Ditore kryetari i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves Besim Bokshi ka thene se i kane kerkuar sqarime zyrtare Akademise se Shkencave te Shqiperise per ngecjen e punes se ketij Keshilli dhe se prisnin nje ftese zyrtare per rifillimin e punes. Ndersa per sa u takon ceshtjeve qe do te duhej te diskutoheshin Bokshi ka thene se jane ceshtjet e drejtshkrimit ne radhe te pare dhe pastaj ceshtjet e mbrojtjes se fjales shqipe nga ndikimet e huaja ceshtja e huazimeve te shumta nga anglishtja dhe si duhet te pengohen ato si dhe probleme te tjera te natyres se mbrojtjes se gjuhes standarde pastertise se saj etj. Nga ana tjeter Qendra e Studimeve Albanologjike do te mbaje ne Durres ne datat 15-17 dhjetor konferencen shkencore Shqipja ne etapen e sotme politikat e pasurimit dhe te permiresimit te standardit ku do te diskutohen pak a shume te njejtat probleme por me pranine vetem te disa studiuesve kosovare. Pikerisht nga kjo liste emrash nisi edhe debati mbi konferencen e QSA-se e cila gjithsesi ka percaktuar edhe programin e punimeve. Duke iu kthyer funksionimit te Keshillit Nderakademik per Gjuhen Muzafer Korkuti theksoi se jane duke pergatitur nje kalendar te detajuar mbi veprimtarite qe do te organizohen gjate vitit qe vjen me 2011 duke garantuar keshtu nje funksionim ne vazhdimesi te ketij Keshilli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›