Mario Vargas Llosa Jetojme ne kohen e barbarizmit ekstrem
Mario Vargas Llosa ka folur per 45 minuta ne Akademine e Suedise te cmimeve Nobel. Shkrimtari peruan do te marre cmimin te premten nga duart e Mbretit Gustav te Suedise. Gjate fjalimit ka bere komentet e tij mbi politiken letersine dhe imagjinaten. Eumlshte mallengjyer ndersa ka cituar fjalet e bashkeshortes Mario e vetmja gje qe je i afte te besh eshte te shkruash
Kam mesuar te lexoj ne moshen pesevjecare ne klasen e At Justinianos ne Akademine De La Salle ne Cochabamba te Bolivise. Kjo eshte gjeja me e rendesishme qe ka ndodhur ndonjehere. Tani thuajse shtatedhjete vjet me vone me kujtohet qarte se si magjia e te perkthyerit te fjaleve te librave ne imazhe pasuruan jeten time duke i thyer barrierat e kohes dhe hapesires e duke me dhene mundesi ne kete menyre per te udhetuar se bashku me kapiten Nemon njezet mije milje nen det te luftoj se bashku me Dartanjanin Atosin Portosin dhe Aramisin kunder intrigave qe kercenonin mbretereshen... nisi keshtu fjalimi qe fituesi i cmimit Nobel per letersi 2010 Mario Vargas Llosa mbajti ne Akademine Suedeze pasditen e 6 dhjetorit.
Nena me pat thene se gjerat e para qe kam shkruar ishin vazhdimet e historive qe lexoja. Dhe e beja kete sepse me trishtonte fundi i tyre ose sepse deshiroja tua ndryshoja fundin. Dhe ndoshta kjo eshte ajo per te cilen kam shpenzuar gjithe jeten por pa e kuptuar... vijon me tej ai. Duke kujtuar paaftesine e kryerjes se puneve te perditshme Vargas Llosa ka cituar nje fraze qe bashkeshortja Patricia ia perserit shpesh Mario e vetmja gje qe je i afte te besh eshte te shkruash. E ndersa ka thene keto fjale shkrimtari i martuar prej 45 vitesh me bashkeshorten mezi i ka mbajtur lotet. Vargas Llosa ka folur edhe per politiken duke u bere elozhe demokracive liberale. Ka kritikuar regjimet totalitare si te keqen absolute te kohes sone duke vene theksin ne zgjedhjet e lira ne te gjitha vendet e qeverite e zgjedhura prej qytetareve. Sipas shkrimtarit peruan rreziku i ri i kohes sone jane grupet e vogla fanatike qe ne emer te fese vene ne rrezik jetet e te gjitheve vetem pse disponojne armet e shkaterrimit ne mase. Ne rinine time si shume shkrimtare te brezit tim isha marksist dhe besoja se socializmi do te ishte sherim per shfrytezimin dhe padrejtesite sociale qe po beheshin gjithnje e me te egra ne vendin tim ne Ameriken Latine dhe ne vendet e tjera te botes se trete. Zhgenjimi im me etatizmin dhe kolektivizimin si dhe kthimi im ne demokratin dhe liberalin qe jam qe jam munduar te jem ishte i gjate dhe i veshtire. Ai ka ndodhur mjaft ngadale si pasoje e disa episodeve sic ishte shnderrimi i revolucionit kuban per te cilin fillimisht ndihesha mjaft entuziast ne modelin autoritar te ngjashem me ate te Bashkimit Sovjetik... shtoi me tej ai. Duke folur per te tashmen Vargas Llosa ka thene Duke qene se cdo periudhe ka tmerret e saj e jona po kalon kohen e fanatikeve e terroristeve vetevrases specie antike qe beson se duke u vetevrare fitohet parajsa se gjaku i te pafajshmeve lan fajet kolektive korrigjon padrejtesite dhe u imponon te verteten besimeve false. Cdo dite ne te gjithe boten sakrifikohen viktima te panumerta prej atyre qe besojne se zoterojne te verteten absolute. Me renien e perandorive totalitariste ne besuam se duke jetuar se bashku paqja pluralizmi dhe te drejtat njerezore do te kishin epersi dhe bota do ti linte pas holokaustet gjenocidet pushtimet dhe lufterat ekstremiste. Asnje nga keto nuk ndodhi. Forma te reja barbarizmi lulezuan te shtyra nga fanatizmi dhe me perhapjen e shpejte te armeve te shkaterrimit ne mase ne nuk mund te anashkalojme faktin se ne cdo moment mund te provokohet nje kataklizem nukleare.
Megjithate vetem kur kaloi ne temen e letersise fjalimi i shkrimtarit arriti kulmin. Ai vuri ne dukje se si imagjinata e shtyre prej letersise e ka ndihmuar gjate gjithe jetes se tij. Shkrimtari ka cituar te emen qe lexonte Neruden dhe gjyshin me tullen qe i shkelqente. Te shkruaje histori nuk ishte e lehte. Kur ato ktheheshin ne fjale projektet thaheshin ne leter dhe idete e imazhet deshtonin. Si ti vija ne jete ato Per fat te mire mjeshtrit ishin aty mesues prej te cileve mund te mesoje dhe shembuj te cilet mund ti ndiqje. Flaubert me mesoi se talenti eshte nje disipline e palekundur dhe se kerkohet mjaft durim. Faulkner me mesoi se forma e shkruara dhe struktura larteson ose varferon subjektet. Martorell Cervantes Dickens Balzac Tolstoy Conrad Thomas Mann me mesuan se qellimi dhe ambicia jane te rendesishme ne nje nivel njesoj sa edhe shprehjet stilistikore dhe strategjia e rrefimit. Sartre me mesoi se fjalet jane veprime se nje roman skenar ose nje ese ne te cilet e tashmja pershkruhet ne format me te mira te mundshme mund te ndryshoje rrjedhen e historise. Camus dhe Orwell me mesuan se letersia e zhveshur nga morali eshte cnjerezore dhe Malraux se heroizmi dhe epika jane po aq te pranishme ne te tashmen sa edhe ne epoken e lsquoOdisese e lsquoIliades komenton Llosa. Ne ate kohe mendoja se te shkruarit nuk ishte nje luks ne vende si i imi ku kishte lexues te pakte ku shume njerez ishin te varfer dhe te paarsimuar ku kishte shume padrejtesi dhe ku kultura ishte nje privilegj i pakices. Megjithate keto dyshime asnjehere nuk e ndryshuan prirjen time dhe une gjithmone vazhdova te shkruaja edhe gjate ketyre periudhave kur lufta per mbijetese me merrte pjesen me te madhe te kohes. Besoj se bera gjene e duhur deri me atehere ku lulezimi i letersise ndoshta ishte hapi i pare i rendesishem qe nje shoqeri te arrinte nje shkalle me te larte te formimit kulturor liri prosperitet dhe drejtesi qe nuk kishin ekzistuar me pare. Por fale letersise dhe vetedijes se nevojshme drejt se ciles na frymezon per nje kohe te gjate na ben qe te clirohemi nga zhgenjimet e realitetit kur kthehemi pas nje udhetimi te gjate dhe te bukur ne fantazi. Pas kesaj qyteterimi eshte me pak mizor qe kur tregimtaret e humanizojne me shume jeten permes fabulave te tyre. Ne do te ishim me te keq nga cjemi pa librat e mire qe kemi lexuar do te ishim me konformist me pak nervoze me shume te bindur dhe shpirti kritik motori i progresit nuk do te kishte ekzistuar kurre. Njesoj si e shkruara edhe e lexuara eshte nje proteste ndaj pamjaftueshmerise se jetes. Kur ne gjejme ne trillime ate qe na mungon ne jete e themi pa qene e nevojshme te flasim apo edhe ta dime se jeta ashtu sic eshte nuk e shuan etjen tone per absoluten themelet e gjendjes njerezore ndaj duhet te jete me e mire. Ne trillojme me qellimin qe te jetojme disa jete ne nje kohe kur realisht kemi vetem nje per te jetuar. Per shkrimtarin imagjinata letersia dhe politika jane te lidhura ngushte letersia na ben te jemi vigjilente ndaj cdo forme shtypjeje. Censura eshte nje prove e kesaj. Tiranet e te gjitha koherave gjithnje i kane persekutuar shkrimtaret qe ndihmojne ne zbulimin e hekurave hetuesve dhe rojtareve te burgut.
Me pas Llosa ka risjelle ne vemendje historine e tij personale dhe ka deklaruar se ndihet qytetar i botes. Per te letersia i bashkon te gjitha qeniet njerezore sepse te gjitha zemrat kur lexojne historite e Ana Karenines apo te Ema Bovarise behen pre e te njejtave emocione.
Trillimi letrar eshte me shume se sa vetem argetim eshte nje nevojshmeri. Realiteti prej te cilit rrethohemi merr forme dite pas dite prej shkrimtareve Pa letersi nuk do te kishte jete. Jeta e genjeshtert qe i shtojme asaj qe jetojme na ndihmon per tia mbathur nga realiteti medioker. Per kete duhet te vazhdojme te lexojme e te shkruajme eshte menyra me e thjeshte per te lehtesuar qenien tone vdekatare per te mundur erozionin e kohes dhe per te transformuar te pamunduren ne te mundur ka thene ai. Menjehere pas perfundimit te fjalimit te tij publiku e ka duartrokitur fuqishem.
Nobelisti per WikileaksTransparenca e tepert i ben keq demokracise. Keshtu eshte shprehur nobelisti i letersise gjate nje konference per shtyp ne Stokholm pak dite para ceremonise se ndarjes se cmimit Nobel. Ai ka pohuar se mban nje pozicion kontradiktor sa i takon konceptit te transparences. Nga njera ane ka thene ai duke komentuar lsquoWikileaks mendoj se transparenca eshte dicka e mrekullueshme sepse gjithcka del ne drite dhe se kjo te mbron prej intrigave komploteve dhe genjeshtrave. Nga ana tjeter mendoj se nese gjithcka del ne drite nese te gjitha format e te ruajturit te sekreteve dhe te privatesise zhduken nuk e di se si mund te funksionoje nje shtet. Ky i fundit do te gjendej ne nje pozicion aq te dobet sa institucionet dhe esenca e demokracise do te gjendeshin ne rrezik. Sipas shkrimtarit pikerisht para ketij paradoksi jane vendosur shtetet demokratike ndersa diktaturat mbeten te sigurta.
Vargas Llosa per Nobelin e paqeslsquoNobeli per paqen i ka shkuar Liu Xiaobo Mrekulli - keshtu mendon Mario Vargas Llosa per dhenien e ketij cmimi disidentit kinez qe nuk do te mund ta terheqe vete Nobelin per paqe per shkak te kundershtive te Pekinit. Me duket i mrekullueshem fakti qe cmimi i eshte atribuuar ketij luftetari kinez qe lufton per demokracine ne vendin e tij. Per Vargas Llosen Kina pavaresisht sukseseve ekonomike mbetet nje diktature nje sistem totalitar qe shtyp me egersi te madhe cdo forme kritike ka thene ish-simpatizuesi i se majtes ekstreme qe u kthye ne liberal dhe ne nje kundershtar te te gjitha diktaturave. Dorezimi i cmimit Nobel per paqen do te mbahet te premten ne Oslo por disidenti Liu nuk do te jete i pranishem per shkak se gjendet i burgosur ne Kine.