E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Akademia e yjeve", miqesi te lenduara dhe simpati te reja

Personazhe qe kane nisur te zbulojne veten, miqesi te reja dhe aleanca qe nuk priteshin. Ditet e para ne shtepine e Akademise se Yjeve kane nisur me surpriza. 16 konkurrentet e perzgjedhur per te bashkejetuar ne nje shtepi, kane nisur te ushtrohen qe ne mengjesin e dites se tyre te pare aty brenda. Me pas biseda e thashetheme qe kane nxjerre ne pah pakenaqesite dhe rivalitetet e para. Klasa e kantos e perbere nga Albi, Branimiri, Enedio, Sara, Vilzana, Ornela, Arisa dhe Dafina jane perfshire ne nje debat rreth moskordinimit mes tyre per oraret e gjumit, dhe rregullimin e mbajtjen paster te shtepise. Debati eshte hapur nga dy nxenes te klases se baletit, Andri dhe Gureldi, te cilet kane thene se te gjithe konkurrentet duhet te aktivizohen sa te munden per mirembajtjen e shtepise, ne menyre qe te mos e zene kohen e mesimit, e cila duhet shfrytezuar per te perfituar sa me shume.
Miqesi te lenduara
Gureldi dhe Vilzana, mjaft te afert para se te hynin ne shtepi, kane perfunduar ne meri dhe zenka, pa arritur t'i shpjegojne njeri-tjetrit se c'fare ka ndodhur me miqesine e tyre. Vilzana shprehet se ka ardhur koha qe te sqaroje kete marredhenie me Gureldin, i cili sipas saj eshte larguar shume, eshte bere tejet indiferent, madje kapadai, me nje mendjemadhesi qe nuk i shkon. Por duket, se e krisur eshte edhe miqesia e te tjereve me Gureldin. Enedio i thote ne nje bisede ne kopsht paradite Albit, se Gureldi eshte bere i padurueshem. "Eshte antipatik. Nuk di pse, po me acaron shume", i thote ai. Albi e mbeshtet duke zene shembull edhe Arisen. "Edhe Arisa flet pa gjykuar. Kerkon te jape mesime te tjereve. Ajo flet shume dhe mendon se di shume. Por eshte ende e vogel. Une e kuptoj, se kam qene vete ne moshen e saj", thote Albi. Te irrituar me Arisen jane edhe Branimiri dhe Vilzana, te cilet ne nje bisede ne kuzhine i kujtojne Arises nderhyrjet pa vend qe ka bere nje nate me pare. Branimiri i thote se ajo s'mund te beje si profesoreshe, tu kujtoje atyre qe te mesojne tekstet e kengeve, apo tu tregoje se kur eshte orari i gjumit. Arisa ua kthen se e ka bere pa qellim te keq, se ajo eshte e interesuar qe te dalin eme mire ne prova, pasi dy ditet e para kane qene dobet dhe krejt pa energji. Kjo sipas saj ka ardhur per shkak te regjimit, i cili nuk ka qene i favorshem. Shume prej tyre sipas Arises kane bere zhurme, ndersa pjesa tjeter perpiqej qe te flinte. Branbimiri dhe Vilzana e kundershtojne, i thone se ajo s'ka se si te kete qellim qe ata te jene mire ne prova, per me teper "nje tip si ti", i thote Branimiri, "qe nuk ndihmon askend dhe je egoiste". Mas shume debateve mes tyre, qe te dy, Branimiri dhe Arisa ndahen te merzitur, dhe kujtojne se me pare raportet mes tyre kane qene ndryshe, shume me miqesore.

Simpatite e para

Vec debateve dhe zhgenjimeve te para, qe sipas banoreve, kane lindur pikerisht sepse ata po fillojne ta njohin me shume njeri-tjetrin, mes tyre po lindin dhe miqesi e simpati te reja. Momentet qe iu pelqejne me shume, jane ato te oreve te pushimit dhe mbremjeve, kur kane me shume kohe per te bere biseda.
Ne nje prej bisedave Enedio dhe Albi diskutojne per vajzat e shtepise. Albi i tregon Enedios qe Fatiola i pelqen shume dhe se do t'i pelqente ta njihte edhe me tej. Ndersa Enedio thote se vajza me simpatike eshte Dafina.
Pas kesaj bisede Albi gjen serish rast te flase per Fatiolen. Shkak eshte bere nje moment pune ne balet, ku Fatiola eshte ndier keq per shkak se nuk ka arritur te mesoje koreografine e re ne oren e baletit, dhe se Rebeka ka perparuar shume. Pas nje debate me Gureldin e cili e kritikon per kete gje, Fatjola del e merzitur ne kopsht prane pishines., e merzitur ajo nis e qan. I vetmi person qe ndodhet ato momente jashte eshte Albi, i cili i afrohet dhe kerkon te mesoje se pse eshte merzitur Ftajola. Pak momente me vone Fatjola tregon ne dhomen e rrefimit se ishte merzitur thjeshte per shkak te koreografise. Por Albi pohon me vone po ne dhomen e rrefimit se ndaj Fatjoles ushqen simpati qe nga momenti i pare qe jane takuar ne "Star Academy". Ai i thote me vone dafines se madje i ka shkruar fraza te shkurtra ne copa letre Fatjoles, ku i thote se "une mund te te dukem pak mendjemadh, por do te me njohesh me vone".... Me tej Albi i thote me shaka Dafines se ai ka vendosur, madje te martohet me Fatjolen, dhe Dafina ia kthen me te qeshur, se ai kete gje ia ka thene edhe asaj, dhe ky sipas dafines, nuk eshte nje argument qe duhet marre per baze sa i takon synimeve te tij me Fatjolen.

Box

Miq ne shtepi

Castet te kendshme kane qene ato, kur ne shtepine e Akademise se yjeve kane ardhur miq. Ne dreke, menjehere pas mbylljes se provave, Sara ka shkuar prane grupit te baletit dhe ka ftuar qe te rrije me ta per dreke edhe profesori i baletit spanjoll Rauli. Mes batutash e shakash ata kane zbuluar se profesor Rauli ka ditelindjen me date 24 qeshor. Ai u ka thene banoreve se do t'i pelqente shume ta celebronte kete pervjetor ne shtepi me nxenesit e tij. Por vec tij i ftuar ne shtepine e Akademise se yjeve ka qene edhe nje prej konkurrenteve te edicionit te pare Orgesa Zaimi. Ne mbremje djemte dhe vajzat jane argetuar duke kercyer dhe kenduar bashke me Orgesen, e cila ka qendruar me ta deri vone afer mesnates.

ORET ME TE FUNDIT

Albi: Do e coj Fatjolen ne Gjakove

Vec konkurrences se forte ne balet dhe kanto, jetesa ne shtepine e akademise se yjeve po nxjerr ne pah miqesi dhe simpati te reja mes 16 konkurrenteve te perzgjedhur.

Gureldi: Miqesia me Vilzanen eshte krisur

Per Vilzanen, vajzen nga Shkodra, konkurrente ne klasen e kantos, ditet e para ne shtepi ishin te papritura. Miqesia e saj me Gurieldin, konkurrent ne klasen e baletit, tashme eshte krisur dhe ajo po e vuan largesine dhe distancen qe ai mban ndaj saj. Ajo i thote ne nje moment Arises, me te cilen po ndihet me afer kohet e fundit ne shtepi, se nuk e kupton pse Gureldi ka ndryshuar dhe nuk e perfill me. Sipas saj Gureldi eshte bere tip shume i rende dhe asaj nuk i flet fare, qofte dhe per nje pershendetje. Ne dhomen e rrefimit Vilzana thote se me Gureldin ka pasur nje lidhje shume te ngushte se bashku dhe nuk e kupton pse ai sillet keshtu. Para hyrjes ne shtepi ata kane qene shume te afert dhe kane pasur lidhje te forte mes tyre. Nga ana tjeter Gureldi thote se eshte larguar prej saj, pasi nuk i ka pelqyer te qenit nen trysni prej saj. Gureldi thote se nuk e pelqen menyren e sjelljes shume feminore te Vilzanes. Por arsyeja e vertete, pse ai eshte terhequr, duket se eshte dikush tjeter, po nga klasa e kantos. Tashme Gureldi ka nisur te njihet me nga afer me Dafinen dhe pse nuk kane nje lidhje ndjesore se bashku. Ai thote se ndjehet shume rehat me te, dhe gjithmone kane dicka per te diskutuar bashku. "Kuptohemi shume mire dhe mua me pelqen shume kjo gje", thote Gureldi.

Albi: Me ndihmoni per Fatjolen...

Albi i kerkon ndihme Vilzanes per t'u afruara me Fatiolen, per te cilen shprehet se e ka te veshtire t'ia thote. Ai mendon se Fatjola eshte e mbyllur, ndoshta edhe e kompleksuar. Por gjithsesi, ai duke qeshur thote se do te martohet me te. Madje i kerkon Vilzanes qe te nesermen, ne diten e saj te ditelindjes te shprehe pikerisht kete deshire, qe ai te martohet me Fatjolen. Me pas Albi vazhdon t'i tregoje mikes se tij qe ai do ta merrte Fatiolen ne Gjakove pas daljes nga shtepia e Akademise se Yjeve dhe se do ta rikthente perseri ne Tirane tek prinderit, derisa ata te dy te martoheshin me te vertete. Vilzana ben shaka me fjalet qe i thote miku i saj, duke e keshilluar se po nxiton shume. Por Albi i pergjigjet se perderisa une e kam seriozisht, s'ka asgje te keqe ne kete mes. Gjithashtu Vilzana i sugjeron qe te tregoje kujdes, se per djemte eshte pak me e lehte per t'u perfshire ne te tilla situata, por per femrat eshte me e veshtire. Albi i kerkon perseri ndihme se si mund ta beje per vete, sepse ai di te sillet ne keto situata, por ne Kosove, jo ne Shqiperi. Vilzana i sugjeron qe t'i shkruaje nje leter, nderkohe qe Albi i tregon se tashme i ka shkruar nje te tille. Vilzana e ngacmon duke i thene pse nuk i ka treguar me pare. Me pas dy shoket fillojne te shkruajne nje poezi per Fatiolen "te kisha 100 zemra do t'i falja te gjitha, por une kam vetem nje dhe ta fal 100 here". Nderkohe me ta bashkohet dhe Arisa, e cila i sugjeron Albit t'ia vendose letren poshte jastekut.

Mister ne sallen e kantos, Blerina nje sfidante e re?

Profesor Sokoli njofton ardhjen e nje sfidanti te ri dhe i kerkon te gjithe kengetareve te largohen nga salla e kantos. Te gjithe dalin jashte duke hamendesuar se kush mund te jete sfidanti dhe nese ai mund te jete nje konkurrent i ri apo nga ata qe njihnin me pare. Nderkohe ne sallen e kantos hyn Blerina, nje nga pretendentet e Akademise, per te provuar repertorin e ri te kengeve. Jashte salles jane mbledhur te gjithe nxenesit e kantos te cilet hamendesojne per sfidantin e ri. Ne nje moment arrijne te degjojne zerin e Blerines dhe fillojne diskutimet dhe batutat per te. Sara mendon se personi qe ajo do te sfidoje per te hyre ne Akademi do te jete ajo vete. Nderkohe Blerina largohet nga salla e kantos dhe te gjithe konkurrentet e kantos rikthehen, duke i rrefyer profesor Kolit se ata mendojne se sfidantja ishte Blerina. Blerina ne dhome te rrefimit tregon se si i ka pare konkurrentet e kantos nga jashte dhe se si ata po qendrojne shume te pergjumur dhe nuk kane arritur te japin asgje keto dite. Me pas ajo ben nje analize per secilin prej tyre. "Sara vazhdon te qendroje po ne te njejtin nivel, Brano mendon se eshte mire, po nuk eshte ne ato nivele ne te cilat ai e mendon veten, Arisa eshte mire dhe per moshen qe ka, duket se eshte me e madhe, Ornela nuk ka mjaftueshem ze, Enedio e ke mendjen te beje me shume shaka sesa te punoje, per Albin nuk di cfare mund te them sepse nuk e njoh mire, Vilzana me kete zerin e ri qe po provon eshte shume mbrapa, Dafina vazhdon te kete te njejtin problem me ritmin". Pas kesaj analize per te gjithe konkurrente te kantos, Blerina tregon se ardhja ne Akademi e ka nxitur akoma me shume per te sfiduar njerin nga konkurrentet aktuale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›