E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigracioni i paligjshëm, një seminar trajton dukurinë

Seminari i nëntë i Programit “Hellenic Aid” u organizua për dy ditë me radhë në mjediset e hotel Tirana International në Tiranë, me temë emigracionin klandestin. Dukuria e emigracionit të paligjshëm që preokupon tashmë pothuaj gjithë hapësirën evropiane, u trajtua në seminar kryesisht për sa u përket pasojave që kjo dukuri sjell në Detin Mesdhe.
Në këtë seminar, moderator ishte një oficer i trupave portuale dhe përfaqësues i Ministrisë greke për Mbrojtjen e Qytetarit. Ky Program financohet nga Ministria e Jashtme, zbatohet prej Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit dhe u drejtohet Ministrive kompetente të Shtetit Shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›