E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademikja: Bebet nuk janë njerëz realë

Share

Francesca Minerva

Doktorët duhet të kenë të drejtën për të vrarë bebet e sapolindura nëse janë me probleme ose thjesht nuk dëshirohen nga nëna e tyre për shkak se nuk e përballon rritjen. Ky është qëndrimi i një akademike të universitetit të Oksfordit, Francesca Minerva.

Filozofja dhe eticistja mjekësore argumenton se një bebe nuk është një person real dhe vrasja e tij në ditët e para pas lindjes është pak më ndryshe se abortimi kur ai është akoma në mitër.

Madje dhe një bebe e shëndetshme mund të vritet nëse mamaja vendos se ajo nuk e rrit dot, shkruan Minerva në një artikull në British Medical Journal.

Botuesi i revistës prestigjioze e ka mbrojtur publikimin e artikullit duke thënë se ata publikojnë materiale që janë të mirëargumentuar. Por shkrimi i saj ka zemëruar shumë kolegë, por edhe mjaft aktivistë në mbarë botën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›