E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akimimi i PS-se per Tiranen KQZ shtyn per pasdite mbledhjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të shtyjë për pasdite mbledhjen ku do shqyrtohet ankimimi i Partisë Socialiste (PS) në KQZ. PS kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për Tiranën. Relator i çështjes do të jetë kreu i KQZ, Arben Ristani. Mbledhja është caktuar në orën 18:00.

PS ankimoi dje në KQZ vendimin e këtij institucioni, me numër 1158 të datës 25 qershor 2011, që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialistin Edi Rama

Në kërkesën ankimore të socialistëve, paraqiten argumentet ligjore ku kërkohet pavlefshmëria e vendimit 1158, të komisionit të zgjedhjeve, ku rishpallet Lulzim Basha fitues me 93 vota më shumë se Edi Rama , ndërsa pika e 2-të është shpallja e pavlefshmërisë në 284 qëndra .
Opozita rithekson në kërkesën ankimore për mospërputhje të tabelave të votuesve me fletët e votimit.
Por ekspertët ligjore shprehen se PS-ja nuk mund të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve, pasi afati ligjor për të kërkesë të tillë ka përfunduar tashmë.

PS-ja mund të kërkonte pavlefshmëri të zgjedhjeve, para se të ankimonte në Kolegjin Zgjedhor të rezultatit të numërimit të votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›