Greva greke, bllokohet qarkullimi në doganën e Kapshticës
Greva e nisur gjatë ditës së sotme në Greqi ka shkaktuar bllokimin e pikës doganore në Kapshticës. Punonjësit e kësaj pike do të jenë në grevë për 48 orë dhe për pasojë asnjë automjet nuk mund të kalojë.
Kjo ka sjellë shqetësimin e emigrantëve shqiptarë që duan të kthehen në Greqi, për shkak se mund të humbasin vendet e punës.
Autoritetet doganore kanë kthyer prapa të gjitha automjetet që kërkonin të kalonin në Greqi dhe kanë thënë se do të lejojnë vetëm kalimtarët.
Greva në Greqi bëhet për shkak të masave shtrënguese të marra nga ana e qeverisë së kryeministrit Papandreu.