Akomodimi i kuqezinjve, nga lokalizmi, tek shoqëria e vjetërDisa janë shok prej vitesh, ndërsa të tjerë nga i njëjti qytet, por ka edhe nga ata të cilët karriera i ka bërë që të luajnë bashkë, apo dikur kanë qenë në të njëjtin ekip. Fjala është

Jorgis Memo (Panorama Sport) -Disa janë shok prej vitesh, ndërsa të tjerë nga i njëjti qytet, por ka edhe nga ata të cilët karriera i ka bërë që të luajnë bashkë, apo dikur kanë qenë në të njëjtin ekip. Fjala është për futbollistët e kombëtares. Por si qëndrojnë ata në rezidencën e re, hotel “Dyrrah” në Durrës?.
Duke parë ndarjen e dhomave, të bie menjëherë në sy ajo e lojtarëve shkodrane të kuqezinjve: Hamdi Salihi, Admir Teli, Elvin Beqiri dhe Xhevahir Sukaj. Ata ndajnë të njëjtën dhomë, ndërkohë që shkodranin tjetër, Gilman Lika, si ndër më të rinjtë në kombëtare, ndarja e dhomave dyshe, e ka bërë të qëndrojë me Andi Lilën, dikur shok ekipi te kombëtarja U-21.
Gjithashtu, bashkë në kombëtare qëndrojnë edhe lojtarët kosovarë. Lorik Cana me Besart Berishën u bënë kohë që ndajnë të njëjtën dhomë. Natyrisht edhe Debatik Curri me Armend Dallkun, që përveçse luajnë të dy te Vorskla, janë edhe shok të ngushtë.
Ashtu si shkodrani Lika, kosovari tjetër, portieri Samir Ujkani, këtë herë në dhomë do të ketë Migen Memellin, që ftohet për herë të parë në kombëtare në kuadër të një ndeshjeje eliminatore. Por te kuqezinjtë ka edhe bashkim kapitenësh.
Tashmë që Edmond Kapllani nuk është thirrur, Ervin Skela dhe Altin Lala, ndajnë të njëjtën dhomë. Dikur vlonjati ishte me Kapllanin, ndërsa Lala me Vangjelin. Kapitenët i bashkon një mentalitet, duke pasur parasysh aktivizimin e gjatë të tyre në Gjermani, por gjithashtu miqësinë dhe të qenit “veteranë” të kombëtares.
Në këtë ndarje, spikat edhe Ervin Bulku me Isli Hidin, të cilët pas aktivizimit te Tirana, tashmë janë “lidhur” përsëri te Krivbasi. Si një ish-bardheblu, Klodian Duro është në dhomë me Ansi Agollin, që aktualisht luan për Tiranën. Ndërkohë, Kristi Vangjeli, që shpeshherë ka qëndruar me Andi Lilën, këtë herë do të ketë shoqërinë e Dorian Bylykbashit.
Por e veçanta në këtë akomodim para ndeshjes me Hungarinë, është “vetmia” e portierit Arjan Beqaj. Ky i fundit, njihet për miqësinë me Erion Bogdanin, por sulmuesi është lënë jashtë kombëtares dhe portieri ka preferuar të jetë i vetëm në dhomë.
Ndarja e dhomave
Altin Lala – Ervin Skela
Lorik Cana – Besart Berisha
Armend Dallku – Debatik Curri
Admir Teli – Hamdi Salihi
Elvin Beqiri - Xhevahir Sukaj
Isli Hidi – Ervin Bulku
Dorian Bylykbashi – Kristi Vangjeli
Klodian Duro – Ansi Agolli
Endri Vrapi – Elis Bakaj
Gilman Lika – Andi Lila
Migen Memelli – Samir Ujkani
Arjan Beqaj (vetëm)
E Merkure, 25 Mars 2009