Kristi Vangjeli çmallet me trajnerin e parëE viziton Hektor Kapllani. Mbrojtësi kuqezi është gati për Hungarinë: “Dua të luaj, ndihem mirë fizikisht”. Foto të shumta, ku më të interesuar ishin natyrisht futbollistët e rinj, pak bisedë me ish-

Jorgis Memo (Panorama Sport) - Ka qenë një moment emocionant për mbrojtësin e kombëtares, Kristi Vangjeli, kur dje në hotel “Dyrrah”, mbërriti trajneri i tij i parë, Hektor Kapllani. Ky i fundit, që prej 15 vitesh drejton ekipin privat korçar “Young Boys”, i shoqëruar nga disa futbollistë të rinj, priti Vangjelin, derisa ai u kthye nga sëtrvitja e paradites.
Foto të shumta, ku më të interesuar ishin natyrisht futbollistët e rinj, pak bisedë me ish-trajnerin dhe urimet më të mira. Tavolinës iu bashkua edhe Ervin Skela, të cilit i bëri përshtypje ardhja enkas nga Korça e ish-trajnerit të Vangjelit.
“Erdhëm me kënaqësi të madhe, pasi këta të rinj që po stërvis, duan të bëhen si Vangjeli, Cana, Skela etj,”- thotë i emocionuar Hektor Kapllani. Nga ana tjetër, vetë Kristi Vangjeli, për këtë moment tha: “Eshtë diçka e bukur për mua dhe për këtë vizitë e falënderoj trajnerin Kapllani. Më tej, biseda me Vangjelin bëhet serioze.
Mbrojtësi kuqezi ka probleme te ekipi i tij, Aris, por përtej kësaj, tashmë mendon vetëm për kombëtaren. “Natyrisht që duhet të fitojmë,”- thekson mbrojtësi 23-vjeçar për “Panorama Sport”. – Peng na ka ngelur ndeshja e parë në Hungari, ku bëmë një pjesë të parë shumë të mirë.” Futbollisti korçar ka qenë titullar në Hungari, ndërkohë që ndeshjen e fundit kundër Maltës, e nisi nga stoli. Trajneri Ari Han e futi gjatë pjesës së dytë, por e zëvendësoi përsëri.
“Eshtë një kujtim i hidhur, që i përket së kaluarës. Unë di të them që jam gati dhe ndihem mirë fizikisht për të luajtur kundër Hungarisë. Pavarësisht problemeve që kam pasur te klubi, unë gjithnjë jam përgatitur seriozisht, duke pritur shansin. Shpresoj që të aktivizohem të shtunën dhe çështë më e rëndësishmja, të arrijmë atë që dëshirojmë,”- përfundoi ai.
E Merkure, 25 Mars 2009