Akset nacionale te kalueshme28 komuna ende te izoluara
TIRANE- Nderprerja e reshjeve te bores ngritja e temperaturave dhe moti me diell ka sjelle drejt permiresimit te situates ne veri verilindje dhe juglindje te vendit. Pothuajse te gjitha akset nacionale jane te hapura ndersa mbeten problem banoret ne komunat e thella ku trashesia e bores i ka kaluar dhe 2.5 metra. Prej me shume se 18 ditesh qindra familje qe jetojne ne komuna te thella te Pukes Malesise se Madhe Kukes Tropoje Has dhe Korce vazhdojne te mbeten te izoluar. Vete kryeministri Sali Berisha do te udhetoje sot drejt Korces per te mbledhur shtabin e emergjences dhe monitoruar situaten ndersa dje ministrant Nishani dhe Ruli ndodheshin ne Puke.
Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli ne nje deklarate mbremjen e sotme ka pohuar se si pasoje e reshjeve te bores 28 komuna jane ende te bllokuara.
Ne Puke tashme jane te kalueshme akset nacionale pervec akseve nacionale Qafe- Mali Qafe Shllak dhe Qafe Mali- Fierze te cilat vazhdojne te mbeten te bllokuara. Problematike mbeten dhe zonat rurale. Per aksin qe te con ne komunen Iballe e izoluar prej 18 ditesh ende nuk eshte nderhyre per te filluar pastrimin e saj. Nderkohe qe ne disa komuna akset jane hapur deri ne qendrat e tyre.
Ministri i Brendshem Bujar Nishani dhe ministri i Bujqesise Genc Ruli ishin dje te pranishem ne Qafen e Malit per te monitoruar situaten nga afer dhe premtuan angazhimin per zhbllokimin sa me te shpejte te rrugeve. Ministri Nishani tha se prej dites se djeshme qeveria ka vene ne dispozicion nje fond tjeter qe do te perdoret per te vazhduar kontraktimin e mjeteve borepastruese nga komunat. Nderkohe qe nje helikopter nga qeveria e Luksemburgut i pershtatshem per te nderhyre ne zonat me te thella dhe ku trashesia e bores eshte teper e madhe pritet te vije ne Shqiperi per tu ardhur ne ndihme banoreve te izoluar.
Ne Kukes nga 24 komuna qe ka qarku per 14 prej tyre eshte vendosur komunikimi me qendrat. Gjate dites se djeshme ka pasur 3 operacione shpetimi dhe ka vazhduar shperndarja e ndihmave. Problematike mbetet situata ne Tropoje ku disa fshatra vazhdojne te mbeten pa energji.
Edhe ne Diber disa komuna vazhdojne te mbeten te bllokuara. Ne komunen Ostren ne fshatin Luzni banoret bejne apel per ndihma ushqimore dhe zhbllokimin e rruges.
Ne Korce levizja ne akset nacionale eshte normalizuar ndersa vijon te mbetet e renduar situata ne komunat malore. Mbetet e izolura komuna Lukas.
sg/shqiptarja.com