Apeli ne 22 shkurt shqyrtonmasen e Ndrea Prendit
TIRANE- Gjykata e Apelit ka caktuar daten 22 shkurt si diten kur do te marre ne shqyrtim kerkesen e dyte te Prokurorise per rivleresim te mases se sigurise per ish-komandantin e Gardes Ndrea Prendi. Kerkesa u shqyrtua me pare nga gjyqtari i shkalles se pare Shkelqim Mustafa i cili refuzoi te merrte provat e reja te Prokurorise per Prendin. Kjo kerkese pritet te merret ne shqyrtimin nga Gjykata e Apelit e cila ne 22 shkurt do te vendose nese do te ndryshoje masen e sigurise per ish-komandantin e Gardes i cili aktualisht ndodhet ne arrest shtepie. Gjenerali Ndrea Prendi akuzohet direkt nga prokuria si autor i vrasjes me arme zjari te protestuesit Faik Myrtaj. Prokuroria shprehet se ka prova bindese qe vrasja eshte kryer nga ish-kreu i Gardes te Republikes. Por nga ana tjeter Ndrea Prendi pretendon se ai ska qelluar ne 21 janar dhe se pistoleta qe ka dale si arma qe ka vrare Myrtaj nuk eshte e tija. Mirepo akuza shprehet se ka administruar mandatin e hyrjes dhe daljes se pistoletes tip Bereta nga depoja ushtarake mandate ky qe eshte firmosur nga Ndrea Prendi.