E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksi Elbasan-Librazhd, furgoni i pasagjerëve përplas makinën, 1 i plagosur

ELBASAN- Aksident automobilistik në rrugën Elbasan-Librazhd.

Aksidenti u shënua në Fushë Labinot, ndërkohë që një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga hetimet paraprake mësohet se furgoni i pasagjerë me targë ‘El 456 A’, është përplasur me një automjet me targa ‘AA 037 BJ’, duke e lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›