E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubik, zjarri përfshin zonën pyjore pranë Rrugës së Kombit

RUBIK- Një zjarr i fuqishëm i cili pasditen e sotme përfshiu zonën pyjore të Rubikut, rrezikoi 10 banesa dhe dy biznese. Vatra e zjarrit rreth 30 metra larg banesave dhe shumë pranë Rrugës së Kombit u lokalizua falë ndërhyrjes së punonjësve të shërbimit pyjor dhe forcave zjarrfikëse të cilat erdhën në ndihmë nga Mirdita.

Shkak i zjarrit mësohet të jetë shkëputja e një teli të tensionit të lartë në zonën pyjore, ndërkohë qe era e fortë ndihmoi në përhapjen e flakëve.

Në mbrëmje u bë i mundur lokalizimi i 50 % të flakëve në zonën pyjore, ndërkohë terreni i vështirë vështirëson shumë punën.

Forcat zjarrfikëse janë duke mbajtur nën kontroll flakët të cilat ndodhen pranë bizneseve dhe banesave, ndërkohë që kane hapur një kanal me një gjatësi 60 m për te mos lejuar që të rrezikojë banesat dhe bizneset.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë spitalit nr.5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›