E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksi Kakavijë – Janinë do të bllokohet për 4 orë më 30 nëntor, shkak protesta e fermerëve në territorin grek

Aksi rrugor Kakavijë – Janinë do të jetë i bllokuar për 4 orë të dielën e 30 nëntorit, për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet nga fermerët në territorin grek.

Bllokimi do të nisë në orë 18:00 (me orën greke) dhe do të vijojë deri në orën 22:00, ndërsa gjatë kohës së protestës, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, përveç atyre që kanë emergjenca shëndetësore.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë kufitare Kakavijë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›