Dita e Çlirimit, për herë të parë e përkujtuar edhe në varrezat monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer

Për herë të parë, krahas ceremonive tradicionale në Sarandë, Delvinë dhe Konispol, Dita e Çlirimit u shënua edhe në varrezat monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer.
Ceremonia u zhvillua si një homazh jo vetëm për dëshmorët e atdheut, por edhe për ata që u sakrifikuan për lirinë dhe identitetin kombëtar.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe deputeti socialist Ardit Bido.
“Kur vjen fjala për Ditën e Çlirimit ka edhe dëshmorë, por ka edhe therror. Ne e respektuam sot në Varrezat e Dëshmorëve në Delvinë, Sarandë, Konisplo, dhe duhej të vinim edhe këtu të respektonin therrorët. Sot vendosim lule jo vetëm ndaj atyre që kanë dhënë jetën për Atdheun vetëm dhe vetëm se ishin shqiptarë, por mbi të gjitha për shpirtin tonë. Vendosim lule sot sepse nuk mund të jemi këtu vetëm një herë në vit, por duhet të jemi këtu vazhdimisht”, u shpreh ai.
Ceremonia u organizua në bashkëpunim me Shoqatën Çamëria Sarandë dhe Organizatën e Veteranëve Konispol.
/rtsh.al/