E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksi Korçë-Ersekë/ Rama: Në fillim të sezonit të dimrit, do evitohet udhëtimi në aksin e vjetër

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një reagim për aksin rrugor që po ndërtohet, Korçë-Ersekë.

Teksa ka publikuar pamje nga punimet, Rama shkruan se në fillim të sezonit të dimrit, do të bëhet e kalueshme rruga e re, duke evituar në këtë mënyrë sipas tij aksin e vjetër.

“MIRËMËNGJES

dhe me ritmin e shpejtë të punës për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë, ku pritet që brenda fillimit të sezonit dimëror, gjysma e aksit të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke evituar njëherazi një pjesë të udhëtimit nga aksi i vjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›