E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina e bërë copash dhe një person i plagosur në rrugë, dalin pamjet nga aksidenti i Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident gjatë natës së të mërkurës, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime serioze.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të aksidentit, ku shihet një automjet tip “Volkswagen Beetle” i dëmtuar rëndë nga përplasja dhe një personi plagosur i shtrirë në tokë.

Ekipi i Zelensky bëri me dije se autokolona e presidentit ishte përfshirë në një aksident me një automjet civil në kryeqytet rreth mesnatës së të mërkurës.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e personit që duket i plagosur në video./ Daily Mail

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›