E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksi Peshkopi-Tirane demtohet nga kamionet e kromit

Rruga nacionale Peshkopi-Tirane, e cila eshte rreth 170 km ne pjesen me te madhe te gjatesise se saj eshte e demtuar. Drejtuesit e automjeteve e pershkojne me veshtiresi kete aks pasi eshte me gropa dhe me kthesa shume te forta, te cilet nga mos pakujdesia mund te shkaktojne edhe aksidente.

Rastet e aksidenteve ne kete aks kane qene te shumta dhe me pasoja fatale. Mbajteset anesore te rruges jane demtuar edhe nga aksidentet e meparshme. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Drejtoria Rajonale Dibër kanë ngritur një grup pune për verifikimin dhe hartimin e nje projekti për riparimin e rrugës nga Komuna Baz e Matit deri në Klos.

Një nga shkaktarët kryesorë për dëmtimin e rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë, janë kamionët, që transportojnë Krom nga Bulqiza drejt Durrësit, të cilët nuk respektojnë asnjë kriter rrugor duke tejkaluar mbingarkesën disa here e duke rrezikuar edhe Uren e Matit e cila eshte mjaft e demtuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›