E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksi Qukës-Qafë Plloçë mbetet i bllokuar, vijon puna për pastrimin e gurëve në rrugë

Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë ka bërë me dije zyrtarisht se në aksin rrugor Qafë Plloçë – Qukës vijon puna për pastrimin e inerteve të rëna në rrugë, ndërsa aksi mbetet ende i bllokuar për lëvizjen e mjeteve.

Sipas njoftimit, strukturat përgjegjëse ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, megjithatë për shkak të vëllimit të madh të materialeve inerte dhe kushteve atmosferike, qarkullimi rrugor nuk lejohet ende.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment dhe të përdorin rrugen Korçe-Qafe-Thane  deri në njoftimin e radhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›